Të zhdukurit e Vlorës, 80 persona për të cilët nuk ka as nam e as nishan, ndërkohë që shteti hesht, do të jenë argumenti kryesor i diskutimit sonte në emisionin Open të Eni Vasilit në Top Channel.
Ylli Manjani, i ftuar në studio, deklaroi se nuk habitet aspak nga gjetjet e emisionit Top Story.
“Nuk është asgjë e papritur. Gjithë ai trafik droge çon në larje hesapesh e zhdukje personash. Kanabizimi i vendit bëri që të gjithë të merreshin me këtë punë dhe të krijoheshin borxhe. Nuk shkon dot në gjykatë e të kërkosh që dikush nuk të ka dhënë lekët e drogës, ka gjykatë tjetër ajo punë”, tha Manjani.
“Duhet të kuptojmë që fenomenet informale, sidomos ato që kanë të bëjnë me drogën, kështu përfundojnë”, shtoi ish-ministri i Drejtësisë./tch/
Arrijnë në Prishtinë udhëtarët nga Hamburgu
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale