Google ADS

Të shumëkërkuar për drogë dhe dhunë, ekstradohen 3 persona nga Italia dhe Greqia

09:04 | 6 Prill 2023
A Z

Interpol Tirana ka njoftuar se në bashkëpunim me homologët e saj në Itali dhe Greqi ka bërë të mundur ekstradimin drejt vendit tonë të 3 personave të shumëkërkuar në fushën e narkotikëve dhe grabitjeve me dhunë.

Kështu si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Romën u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi I. D., 51 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal’’. Shtetasi I. D. dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me transportimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu nga Italia u bë i mundur ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar L. Sh., 21 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. 21-vjeçari, më datë 13.09.2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Në vijim, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar P. P., 30 vjeç, banues në Përmet. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim./A2

Të ngjashme