Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e plazhit në Durrës, të cilat janë regjistruar pranë një hoteli. Sipas burimeve, autori ka qëlluar disa herë në ajër, pas një konflikti të çastit.
Bëhet me dije se personi që ka qëlluar është identifikuar nga blutë e Durrësit dhe janë vënë në ndjekje të tij. Nuk ka persona të plagosur.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës, pas një konflikti të çastit, shtetasi A.V dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Ndërkohë janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë