Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset i riu në lokal

23:11 | 19 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë pas të shtënave me armë zjarri. Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole” dhe i plagosuri është identifikuar si Aleksandër Vasili, 26 vjeç.

Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka marrë një plumb në këmbë. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal bar-loto në  lagjen “24 Maji” të qytetit.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar disa herë me armë dhe më pas janë larguar me një makinë tip “Jeep Cheroki”.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka vendosur një perimetër sigurie në zonë. Ndërkohë ka nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme