Mbrëmjen e kësaj të diele janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në zonën e Selites, në Tiranë. Nga dëshmitë e para të personave në vendngjarje u tha se dyshohej se ka një person të plagosur.
“Policia mori një person të gjakosur dhe e futi në makinë”, ishte kjo dëshmia e një personi që ndodhej në vendin e ngjarjes.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen.
“Policia mori një person te gjakosur dhe e futi ne makine”, ishte kjo deshmia e nje personi qe ndodhej ne vendin e ngjarjes. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.
Por, burime të “Panorama” nga policia bëjnë me dije se ka pasur një konflikt në një lokal në këtë zonë, dhe ka pasur të shtëna me armë zjarri po nuk janë identifikuar të plagosur , ndërkohë po bëhet verifikimi në spitale, ndërsa një nga autorët që është përfshirë në konflikt është arrestuar.
Mësohet se kanë qenë të dy të armatosur dhe kanë qëlluar me armë, ndërsa njërin prej tyre e ka prekur plumbi por pa lëndime serioze.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë Informacion paraprak Më datë 13.05.2018, rreth orës 21:08, në bulevardin “Bajram Curri”, dy shtetas janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe gjatë konfliktit kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër. Shërbimet e policisë kanë shoqëruar njërin nga autorët e gjuajtjes shtetasin A. B., rreth 25 vjeç. Në vendngjarje është gjetuar një gëzhojë e qitur nga armë zjarri e llojit pistoletë. Policia po punon për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në konflikt.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...