Të shtëna me armë zjarri, janë regjistruar në Tiranë pak më parë, në zonën e “Xhamlllikut” ku janë plagosur dy persona
Drejtori i Policisë së Tiranës tha se sy personat janë plagosur në këmbë, po marrin mjekim.
Mësohet se janë plagosur një kalimtare dhe personi që ka pasur armën.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka informuar se një qytetar i pikasur nga një efektiv me përvojë i patrullës “Shqiponja”, nuk i është bindur kërkesës së policit për të paraqitur leje daljen.
Në këtë moment, qytetari ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar policit. Efektivi ka vijuar që ta ndjekë me vrap dhe në këtë moment, ai e ka kanosur me jetë. “Largohu ose do të të qëlloj”, ka qenë fjala e qytetarit në adresë të policit.
Në këtë moment, efektivi ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit të qytetarit, siç e kërkon edhe procedura kur qytetari paraqet rrezikshmëri të lartë. Nga dy plumbat, njëri prej tyre ka kapur aksidentalisht edhe një qytetare që po kalonte atje.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi