Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Bardhyl”, në kryeqytet, por fatmirësisht pa persona të lënduar.
Ka qenë një telefonatë që rreth orës 22:25 ka dhënë alarmin në numrin e Emergjencave 112.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në rrugën “Bardhyl”, ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e Tiranës.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe deri tani nuk ka persona të lënduar.
Janë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme, bëjnë me dije Policia, që shton se po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, Von der...
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...