Google ADS

Të shtëna me armë zjarri në mes të bulevardit në Vlorë

19:54 | 5 Janar 2025
E.H

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se është qëlluar në ajër dhe nuk ka persona të lënduar. Siç raportohet, është dëgjuar vetëm një e shtënë.

Ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë për të shtëna me armë në bulevard. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gëzhojë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme