Policia e Lezhës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër. Gjithashtu sekuestroi edhe armën tip automatik.
Një ditë më parë, policia ka marrë njoftim se në Malin e Rrencit në Shëngjin – Lezhë , ka të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku falë veprimeve të shpejta hetimore , bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Erbardh Gjeloshi, 31 vjeç, banues në Gocaj.
Veprat penale në ngarkim të tij janë “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi A.U. 36 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë , për veprën penale “Moskallzim krimi ” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe një gëzhojë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...