Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur

09:00 | 26 Nëntor 2023
E.H

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Lezhës në Shqipëri, ku raportohet për një person të plagosur.

“Rreth orës 11:00, në qytetin e Lezhës, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi M. K., banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. N., 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, ka njoftuar policia.

I dyshuari është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe është në ndjekje nga ana e shërbimeve të policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij, raporton Euronews.al.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme