Google ADS

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, raportohet për një person të plagosur

20:56 | 24 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Gjormë të Kurbinit.

Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Burime bëjnë dije se është kapur autori i dyshuar i ngjarjes.

Ende nuk dihen detaje ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat. Mund të themi se është ngjarje e përsëritur pasi edhe një ditë më parë kishte një të plagosur në Kurbin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme