Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

13:02 | 22 Mars 2024
E.K

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në Xhafzotaj të Durrësit.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se i lënduar me armë zjarri ka mbetur një 36-vjeçar, banues në Shijak.

36-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar.

Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt për motive banale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme