Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Audi të blinduar. Ngjarja ka ndodhur në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës.
Gazetari Simon Shkreli raporton se nuk ka persona të lënduar. Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit.
Policia po punon për gjetjen e autorëve ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje. Gjithashtu ende nuk dihet edhe pronësia e mjetit të blinduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews/
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...