Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të dielës, ku në bulevardin “Bajram Curri”, pati të shtëna me armë zjarri.
Në kërkim janë shpallur dy persona për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, ndërsa një tjetër u arrestua për përkrahje të autorit në krim.G
Në kërkim janë A. Gj., 22 vjeç, dhe Xh. H., 23 vjeç. |Këta dy shtetas, ditën e djeshme rreth orës 21:10, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, (i cili ka pësuar një gërvishtje të lehtë në kofshën e djathtë) dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel” në përdorim të shtetasit M. Gj”, njofton policia.
M. Gj., bën të ditur policia u arrestua pasi ka ndihmuar dy autorët të largohen nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel”.
Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja të qitura nga armë zjarri e llojit pistoletë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u proçedua në gjëndje të lirë shtetasi A. B., 25 vjeç ( i dëmtuari ), pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe Municionit”, në ngarkim të shtetasve A. Gj., dhe Xh. H., dhe për veprën penale “ Përkrahje e autorit në krim” në ngarkim të shtetasit M. Gj.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi