Të shtëna me armë në Tiranë, një person i plagosur

21:33 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Një person ka mbetur i plagosur nga disa të shtëna me armë në kryeqytet në zonën e Komunës së Parisit.

24-vjeçari me inicialet L.H raportohet të ketë marrë një plumb në shpatull dhe të jetë dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, por nga hetimi paraprak dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.

Mësohet se policia ka ngritur postoblloqe për të bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e autorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme