Një i ri është plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së hënës, pas një sherri banal që pati me një bashkëmoshatar të tij, pak minuta përpara mesnatës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, ku shtetasi E.Sh. nxori armën dhe qëlloi në këmbë 24-vjeçarin A.B.
Menjëherë, autori është larguar nga vendngjarja teksa shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, ndërkohë që i riu i plagosur ndodhet në spitalin rajonal./telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...