Të shtëna me armë janë regjistruar sot në Durrës. Mësohet se pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë 31-vjeçari A.K. Ky i fundit ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur punën për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...