Google ADS

Të shtëna me armë në aksin rrugor Vlorë-Kaninë

23:52 | 19 Maj 2017
Trina Galanxhi

Breshëri armësh janë raportuar të kenë ndodhur mesnatën e sotme në qytetin e Vlorës.

Burime policore thanë se të shtënat me armë janë raportuar të kenë ndodhur në hyrje të fshatit Kaninë.

Policia mësohet se ka gjetur të paktën 25 gëzhoja. Kanë nisur hetimet për identifikimin e personave që kanë qëlluar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Dyshohet se është qëlluar me breshëri në ajër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme