Në pjesën e tretë të emisionin “Stop” është transmetuar historia e një vajze të sëmurë e cila ka nevojë për ndihmë. Noemi nga Berati vuan nga skolioza dhe ka nevojë të operohet.
Nëna e Noemit tregon se që kur ka lindur vajza e vogël ka qenë me probleme. “Kur nuk i kemi bërë keq kujt, pse po na ndodh ne kjo”, thotë ajo mes lotëve. Më tej ajo tregon se asnjë doktor në Shqipëri nuk kanë pranuar që të operojnë vajzën.
“Nuk mund ta marrin në dorë, ta marrim ta fusim në operacion mund të na ngelet në dorë. Na kanë thënë se operacioni nuk mund të bëhet në Shqipëri, por vetëm në Turqi. Me rrogën që ka burri as për kafshatën e bukës nuk është jo për operacione. Ju kërkoj ndihmë të gjithë shqiptarëve, që për hatër të kësaj goce, të jetë si gjithë fëmijët e tjerë. Është fëmijë i vogël. Të shoh gocën mirë nuk dua gjë tjetër”, shton nëna e Noemit të vogël.
Po ashtu ajo tregon se vajza e vogël tashmë i ka këmbët e shtrembra dhe doktori që e ka vizituar ka thënë se i gjithë problemi shkaktohet nga shtylla kurrizore.
Po në Berat në fshatin Salc-Kozar, është kërkuar ndihëm për Dorjana Cjapi, e cila është me epilepsi. Nëna e saj tregon se vajza nuk ka ecur kurrë ndaj ka nevojë për një karrocë, që të dalë nga shtëpia. Emisioni “Stop” i mundëson karrocën Dorjanës, që t’i lehtësojë sadopak jetën e përditshme./tvklan.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...