Historia e përndjekjes së një familjeje ka shënuar rastin më të fundit në Gjykatën e Tiranës, kur personi përgjegjës për këtë vepër penale nuk dënohet me burgim por me mjekim dhe shtrim të detyruar në një institucion mjekësor psikiatrik.
Ndërsa që nga janari i këtij viti e deri më tani, Gjykata e Tiranës ka dhënë 9 vendime të tilla, kur personat e pandehur kanë rezultuar me probleme mendore të kategorizuara për mjekim dhe shtrim të detyruar në spitale.
Dhe duket se identifikimin dhe rehabilitimin e këtyre personave po e bën më mirë gjykata sesa institucionet mjekësore.
Kjo, pasi është dashur që këta persona me probleme të theksuara mendore të kryejnë vepra të ndryshme penale, si përndjekje, dhunë në familje apo rrahje, që të identifikohen problemet e tyre dhe më pas të shtrohen në institucionet përkatëse.
Kjo është njëra anë e medaljes së kësaj problematike. Ana tjetër është fakti se personat me probleme të theksuara mendore në shumicën e rasteve identifikohen vetëm pasi kryejnë vepra penale.
Nga gjykimi i këtyre rasteve ka rezultuar se familjarë të personave me probleme mendore kanë deklaruar në gjykatë se gjendjen e familjarit të tyre e kanë bërë prezent në organet shtetërore, por nuk është marrë asnjë masë, derisa janë arrestuar nga policia pasi kanë kryer ndonjë krim.
Madje, krimet e natyrës së përndjekjes apo dhunës në familje mund të kondiderohen të lehta krahasuar me ngjarjet tragjike, që janë shënuar nga persona të tillë, që kanë vrarë edhe fëmijë siç ishte rasti në fshatin Palasë të Vlorës, verën e shkuar.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...