Të rinjtë e FRPD shkallmojnë derën e Bashkisë së Durrësit

23:03 | 5 Qershor 2019
Arbresh.info

Pas publikimit të përgjimeve të prokurorisë ku përfshihen një sërë zyrtarësh të Partisë Socialiste dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar pasditen e kësaj të mërkure para Bashkisë së Durrësit.

Gjatë protestës së syte të rinjtëkanë shkallmuan derën e Bashkisë dhe e rrethuan me shirita skene krimi. Gjithashtu ata goditën me vezë Bashkinë në shenjë revolte ndaj kapjes së Bashkisë nga krimi.

Të rinjtë demokratë kërkuan ikjen e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Vangjush Dako duke kërkuar burg për këtë të fundit./vizion plus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme