Dhënia fund e kultivimit të kanabisit në vendin tonë ka qenë edhe fokusi i mbledhjes së sotme në Kryeministri të strukturave të policisë.
Duke falënderuar kreun e policisë së shtetit, Haki Çakon për punën që është bërë deri më tani, kryeministri i ka kërkuar njëkohësisht ndëshkim maksimal për çdo efektiv që shkel ligjin e bëhet palë me krimin.
“Është i njohur tashmë qëndrimi i punonjësve të policisë ndaj këtij fenomeni. Disa kanë qëndruar pasiv në rastin më të mirë, e disa janë përfshirë në rastin më të keq. Në disa zona të vendit janë konstatuar raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe nëse këto raste përsëriten në këto zona, bëjnë përgjegjës ata që kanë për detyrë të luftojnë fenomenin. I them kreut të Policisë së Shtetit që të tregohet i pamëshirshëm me ata që shkelin ligjin dhe mbyllin sytë ndaj fenomenit”, u shpreh kryeministri Rama.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...