SHBA po përballet me numra të shtuar të rasteve me koronavirus, teksa numri I të vdekurve po shtohet ndjeshëm.
Mes mijëra viktimave në Shtetet e Bashkuara, ka dhe një numër shqiptarësh, që nuk e kanë mundur dot luftën me koronavirusin.
Janë të paktën 15 shqiptarë, me origjinë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Maliz i Zi. Kështu raporton Marko Kepi, president i shoqatës “Rrënjët shqiptare në Amerikë”.
Në një intervistë mbrëmjen e djeshme në report tv, Kepi u shpreh se janë konfirmuar të paktën 15 shqiptarë, që kanë humbur jetën dy javët e fundit nga koronavirusi.
“Kemi humbur shumë jetë shqiptarësh në Amerikë. Sot (dje) kemi humbur një shqiptar tjetër në Amerikë. Pra edhe komuniteti ynë këtu është goditur mjaft nga kjo që po ndodh. Sipas shoqatave me të cilat ne bashkëpunojnë, ka kaluar në 15 minimumi numri i shqiptarëve në 2-3 javët e fundit” tha ai.
Në datë 4 prill, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, tha se anëtarët e komunitetit shqiptarë që kanë ndërruar jetë janë nga shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...