Për vrasjen Lulash Qepurit, mbrëmjen e 15 qershorit 2022, prokuroria dhe policia ende nuk kanë një emër si autor të dyshuar. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar krimi e rëndë që i mori jetën 76-vjeçarit me origjinë nga Dukagjini.
Nga të dhënat rezulton se autori ishte i maskuar dhe në kokë mbante një kapele kashte. Por fytyra e tyre nuk duket.
Po ashtu nga kontrolli i ambienteve të lokalit dhe banesës policia ka gjetur një bllok në të cilën kishte të listuar disa emra personash ku dyshohet se kishin marrë më fajde te Qepuri.
Në bllok i moshuari kishte shkruar me shkrim dore shumat e parave që ia kishte dhënë personave si dhe përqindjet që do të merrte më pas.
Nga mbledhja paraprake e tyre është konstatuar një shumë e majme parash, e ndërsa policia ka nisur me marrjen ne pyetje të këtyre personave, emrat e të cilëve janë gjetur në bllokun sekret të Qepurit./lapsi/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...