Vala e papritur e ngricave gjatë mëngjesit të kësaj ditë të mërkurë në qytetin e Korçës bëri që 20 qytetarë të përfundonin në urgjencën e spitalit.
Persona të grupmoshave të ndryshme kanë pësuar fraktura ndërsa dy prej tyre janë dërguar drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.
Nga ana tjetër mjegulla përgjatë ditëve të fundit ka shkaktuar edhe vështirësi për lëvizjen e automjeteve.
Segmenti më problematik paraqitet ai Korçë -Kapshticë ndërsa specialistët e qarkullimit rrugor bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes në këtë segment por edhe në të gjitha akset./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...