Dënim me vdekje apo jo? Kjo është pyetja që po bën xhiron e rrjetit pas krimit makabër në Fier, ku Klodian Çalamani rrëmbeu, vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasia.
Deputetja Sorina Koti dhe juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar me tone të ashpra pas ngjarjes së rëndë dhe kanë kërkuar që të kthehet dënimi me vdekje, të cilën e kanë argumentuar edhe në emisionin “Open”.
Sorina Koti: Nuk e kam parë veten si deputete, por si nënë. Jam akoma e mbushur dhe tej mase e prekur sepse kur je nënë, e mendon sikur gjithçka do i ndodhë familjes tënde, kështu që jam në një situatë të të qenit vendimmarrës në Kuvend dhe të qenit qytetare. E di që është reagim emocional.
Kreshnik Spahiu: Ne jemi një brez që i kemi përjetuar të dy situata. E kemi përjetuar një Shqipëri ku ekzistonte dënimi me vdekje dhe një shoqëri ku nuk jepet dënim me vdekje. Nëse flas si politikan, kjo nuk bëhet dhe me një fjalim si kryeministri, e lëmë këtë temë. Për dijeninë e publikut, Shqipëria mban vendin e parë në Europë për nivelin e vrasjeve për 100 mijë banorë. Vende si Afrika Veriore, Maroku, Libia, Palestina kanë nivel më të ulët vrasjesh sesa në Shqipëri.
Edhe Siria është më e sigurt sa i përket vrasjeve sesa Shqipëria. Ky është një mendim dhe vendim i vështirë që ti artikulosh publikut dënimin me vdekje. Shqipëria, jo shqiptarët. Serbia, Kroacia dheBosnja janë në të njëjtin nivel vrasjesh si Finlanda e Suedia. Ne kemi kaluar dy situata. Pse dënimi me vdekje duhet aplikuar? Ka ardhur momenti që duhet të njihet si shprehje e vullnetit dhe përfshihen disa të drejta, e drejta për jetën njësoj si neni i kushtetutës. Pse duhet bërë në Shqipëri? Sepse vepra penale e vrasjes shpesh herë është më agresive për shkak të një shoqëria që po kalon në një depresion social. Vetëgjyqësia dhe hakmarrja e shumëfishojnë numrin e veprave penale në Shqipëri./tch/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...