Të gjithë në pritje të Xhafajt, në zyrë prej 7 orësh!

19:00 | 27 Tetor 2018
Arbresh.info

Qytetarët shqiptarë u zgjuan me një lajm të bujshëm: ministri aq i sulmuar nga opozita dha dorëheqjen.

Në një reagim pasditen e sotme, Fatmir Xhafaj në Twitter shkroi se nuk është ndikuar nga askush për dorëheqjen e tij.

“I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”, shkroi ai, shkruan top channel.

Por ndërkohë mësohet se Xhafaj ka hyrë në zyrën e tij që prej orës 11:57 minuta të mesditës dhe që prej atëherë nuk ka dalë, nga ku ka bërë edhe postimin e fundit në Twitter.

Jashtë godinës një numër i madh gazetarësh qëndrojnë prej orësh të tëra për të marrë një deklaratë nga ministri.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme