Të gjithë duan Tiranën, zhvendosja e popullësisë mbipopullon kryeqytetin

15:39 | 26 Tetor 2019
Arbresh.info

Teksa Shqipëria po pëson një rënie të ndjeshme të numrit të popullsisë vit pas viti, çka vihet re në raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ështe se dendësia e popullsisë është e lartë, e përqëndruar në kryeqytet.

Si për shembull këtu në Kodrën e Priftit, një zonë ku jetojnë një grup i madh familjesh korcare.

“Ndihem si në Korçë, se korçar jam vetë e komshinjtë. Shumë korçarë ka këtu. Nga erseka, kolonja. Tokën e bleva në 90 por këtu ardhëm pas 2000 kur ndërtuam shtëpinë”, shprehen banorët.

Edhe sipas të dhënave të Institutit të statistikave, Tirana cilësohet si qarku më i mbipopulluar, ku zë rreth 31% të popullsisë së Shqipërisë, duke u ndjekur më pas nga Fieri E Durrësi me përafërsisht 10% e Veç largimit jashtë Shqipërisë, tendeca e lëvizjeve të shqiptarëve shihet të jetë pranë zonave urbane e braktisja e fshatrave./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme