Gazetari Artan Hoxha ngre dyshime se në konteinerin me banane brenda së cilës u kapën 119 kg kokainë, mungojnë arka të tjera me drogë.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetari Hoxha duke analizuar fotografinë e skanerit të konteinerit, tha se në cepin e djathtë të kësaj foto duket vend bosh. Sipas gazetarit, mungojnë 113 arka me banane, që sipas tij, u hoqën më përpara.
Artan Hoxha u shpreh se brenda konteinerit ka patur 1925 kilogramë kokainë, por janë hequr më përpara.
“Në ngarkesë mungojnë 113 arka me banane. Policia shqiptare ka kapur vetëm 7 dhe në ato 7 janë gjetur 119 kg. Shtuar dhe këtu 106 arkat e tjera shkojnë te sasia 1925 kilogramë, gati 2 ton. 106 arkat e tjera skaneri tregon që mungojnë. Skaneri na trego që ka probleme brenda, ngarkesa nuk është e plotë. Kush e çon konteinerin te skaneri? E çon dogana, e çon dhe policia. Skaneri skanon atë që i sjellin. Arkat janë zbritur dhe pastraj u gjetën te magazina 119 kg se nuk e dimë sa kanë marrë ata në Romanat. Tek ajo ndalesa në Romanat, ata 4 personat kanë hyrë kanë marrë pjesën tjetër të ngarkesës”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.
5 Janari është afati i fundit që Komisioni i Përkohshëm i Drejtimit të PD i ka lënë afat Lulzim Bashës për t’u larguar nga zyra e kryetarit, ndërsa në 8 Janar është paralajmëruar protestë nëse nuk Basha nuk zbaton këtë afat.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar sonte në emisionin Opinion në Tv Klan, ka thënë se selia e PD po fortifikohet dhe po merren masa shtesë sigurie.
Sipas tij, janë vendosur dyer të blinduara, ndërsa në dritare janë vendosur kangjella.
“Po merren masa meqënëse është lajmëruar se çfarë do të ketë në datë 5 dhe në datë 8, pra nga Foltorja. Po fortifikohet në tërësi sistemi mbrojtës i godinës. Pjesa e xhamave, nga brenda janë vendosur kangjella dhe nga jashtë janë vendosur adeziv, pra nuk janë më transparentë si më përpara. Pra nëse do tentosh të thyesh xhamin të hysh brenda ke një me kangjell dhe dy dyert e brendshme që janë të korridorit të katit të parë, pra një derë që të fut në krahun e djathtë dhe tjetra që të ngjit në katin e dytë ku janë zyrat e drejtuesve, aty janë vendosur dyer të blinduara. Ndërkohë është marrë masa që në parkingun që ka qenë i lirë deri tani është vendosur rregull, është mbyllur dera e jashtme dhe hyet vetëm me autorizim, pra duhet të kesh autorizim që ky mjet duhet të hyjë brenda, do hyjnë vetëm makinat e drejtuesve”, u shpreh Artan Hoxha.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës