Kryeministri i vendit, Edi Rama pasi dëgjoi raportimet e ministrave për gjendjen e krijuar pas tërmeteve, bëri apel që të vijohet puna me identifikimin e dëmeve të sakta në terren.
Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme, shefi i qeverisë pohoi se strukturat shtetërore do të jenë pranë çdo qytetari që ka pësuar dëme në shtëpi nga lëkundjet e forta të tërmeteve.
“Është bërë gjëja e duhur në të gjitha drejtimet dhe faktikisht dhe përpjekja e nisur me reformën e emergjencave dhe rritjen e vëmendjes në këtë aspekt edhe në sektorët e tjerë, ka dhënë impaktin e duhur në kushte që duhet thënë lavdi Zotit dhe falë bujarisë së natyrës, goditja nuk ka qenë fatale dhe pse ka shkaktuar një panik të madh. Në kontekstin e së tërës dëmet janë pak, por në kontekstin e çdo familjeje, kur ka një dëm, kjo natyrisht është shumë. Do të bëjmë një apel për kompanitë e ndërtimit, që të vënë në gatishmëri individë të stafeve teknike që të shtohet forca monitoruese në terren.
Ai tregoi edhe miqtë të cilët i kanë telefonuar dhe i kanë ofruar ndihmë për të menaxhuar gjendjen e rëndë, e cila u krijua pas tërmeteve që shkundën Durrësin, Tiranën dhe qytetet e tjera të vendit.
“Ajo që më vjen mirë ta them është se menjëherë sapo unë kam marrë lajmin, më ka telefonuar kryeministri i Italisë për të më mbështetur. Presidenti Francës, kancelari i Austrisë, por ka edhe të tjerë që janë interesuar dhe për këtë jam shumë falënderues për miqtë tanë që janë shprehur të gatshëm. Duhet të fokusohemi tek familjet e dëmtuara”-shtoi ai./balkanweb/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...