Të enjten opozita sërish protestë përpara parlamentit

09:58 | 19 Mars 2019
Arbresh.info

Opozita e bashkuar do të zhvillojë sërish protestë këtë të enjte përpara parlamentit. Protesta do të mbahet në orën 09:30.

Vendimi i opozitës për të mbajtur këtë protestë ka ardhur pas konsultimit me kryetarët e degëve dhe pas vendimit që seanca e radhës parlamentare të mbahet të enjten në orën 10:00, raporton balak web.

Opozita ka thënë se do zhvillojë protesta sa herë që mblidhet Parlamenti të cilën e quan si parlamenti i krimit. Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme