A do të bjerë më dëborë në Tiranë?

12:18 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga një masë ajrore e ftohtë me reshje shiu, dëbore e temperatura nën zero.

Por çfarë parashikohet në ditët në vijim?

Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i kthjellimeve të shkurtra me vranësira të shpeshta deri në mesditë kur vranësirat shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira në pjesën më të madhe të vendit ndërsa dëborë në zonat malore në Veri dhe Verilindje, por të paktën në kryeqytet nuk parashikohet të ketë më reshje bore.

Gjatë natës, reshjet pritet të pakësohen por shtrihen thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 3- 4°C në orët e mesditës duke ndihmuar në shkrirjen e ngricave.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet 5- 6 ballë. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme