Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, është paraqitur në qendrën e tij të votimit në Himarë, ku ka ushtruar të drejtën e votës.
Gjatë një komunikimi me një qytetar të cilit i kishte skaduar karta e identitetit dhe nuk po lejohej të votonte, Tavo tha se një gjë të tillë nuk e lejonte ligji dhe nuk kishte zgjidhje.
Sipas Tavos, ligji është i barabartë për të gjithë dhe duhet respektuar.
“Nuk e lejon ligji. Ligji është i barabartë për të gjithë, nuk voton dot. Shumë faleminderit”, tha Tavo.
“Procesi deri tani ka qenë shumë i qetë, uroj që ky proces të vazhdojë kështu deri në momentin e fundit, ashtu siç ka pasur qetësi gjatë fushatës elektorale. I bëj thirrje himariotëve që të votojnë për kandidatin më të mirë. ID e skaduara është çështje e ligjit, e organeve kompetente, jo e imja. Mbi ligjin nuk mund të dalë askush”, tha Tavo për mediat pas votimit.
Kujtojmë se Tavo garon sot përballë kandidatit të opozitës së bashkuar, Petro Gjikurisë për Bashkinë e Himarës.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...