Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo ka thënë se 4 gushti është zgjidhje për të gjitha shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane.
Tavo premton se pas 4 gushtit Himara do ketë avokatin e vet në të gjitha institucionet shtetërore, e më tej.
“Si kryetar i Bashkisë, unë ju zotohem se Bashkia e Himarës do jetë Bashkia juaj. Dhe dera e zyrës sime do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë ju. Një e ardhme më e mirë, më e paqtë, më e bashkuar dhe më e begatë, na pret përpara për Himarën. Ju jam mirënjohës për mbështetjen tuaj”, thotë ai në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook.
Ai thotë se ndihet thellësisht i nderuar që do shërbej si Kryetar i Bashkisë së Himarës./Arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...