Kandidati i PS-së për kryetar të Bashkisë së Himarës në Shqipëri, Vangjel Tavo ka takuar sot banorët e lagjes “Shkallë” në Borsh, me të cilët diskutoi për zgjedhjen e nevojave të familjeve dhe komuniteteve.
Me anë të një postimi në Facebook, Tavo theksoi se misioni i tij për drejtimin e Bashkisë Himarë është shërbimi ndaj njerëzve, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të qenë gjithmonë krah banorëve, përcjell Arbresh.info,
Postimi i plotë i Vangjel Tavos:
Takim me banorë të nderuar të Lagjes Shkallë në Borsh duke diskutuar për zgjidhjen e nevojave të familjeve dhe komunitetit.
Misioni im institucional dhe personal në drejtimin e Bashkisë Himarë është shërbimi ndaj njerëzve, shoqëruar me gatishmërinë dhe vullnetin e plotë për të qenë gjithmonë në krah të banorëve.
Më 5 gusht ne do nisim pa humbur kohë punën për zgjidhjen sa më të shpejtë të nevojave të banorëve./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...