Kryetari i Bashkësisë së Tiranës, Vangjel Tavo, ka kujtuar Ditën e Kujtesës Evropiane për Viktimat e Regjimeve Totalitare.
Tavo përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar të gjitha jetët e humbura të njerëzve të pafajshëm e antikonformistë si edhe të gjithë ata të cilëve iu mohua liria si kundërshtarë ideologjikë dhe të burgosur të ndërgjegjes nga regjimi totalitar që lamë pas tre dekada më parë.
“Në Ditën e Kujtesës Evropiane për Viktimat e Regjimeve Totalitare, ne kujtojmë me nderim të thellë jetët e humbura edhe të gjithë ata që vuajtën në kampe torturuese anëembanë vendit, purgatorë dhimbjeje të të pafajshmëve, pjella makabër të një regjimi që ngriti në zemër të Evropës një burg me gjemba prej 28 mijë kilometrash katrorë ku si të izoluar kishte një popull të tërë”, ka shkruar Tavo.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Sot, më 23 gusht, shpallur nga Parlamenti Evropian në mënyrë të përvitshme si 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐊𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐕𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦𝐚𝐭 𝐞 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐓𝐨𝐭𝐚𝐥𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞, kujtojmë me nderim të thellë të gjitha jetët e humbura të njerëzve të pafajshëm e antikonformistë si edhe të gjithë ata të cilëve iu mohua liria si kundërshtarë ideologjikë dhe të burgosur të ndërgjegjes nga regjimi totalitar që lamë pas tre dekada më parë.
Duke ruajtur kujtesën dhe sakrificën e tyre, ne arrimë të shohim më qartë drejt së ardhmes, duke kontribuar në paqje, pajtim, harmoni, lartësim të vlerave njerëzore dhe në parandalimin e konflikteve e krimeve të kryera në emër të ideologjive radikale dhe bindjeve ekstremiste.
Historia nuk mund të zhbëhet por e ardhmja mund të shkruhet duke mësuar prej saj. Një popull mund të ecë përpara me integritet duke kujtuar e nderuar sakrificat dhe vuajtjet për t’u bërë një shoqëri më tolerante dhe më e përkushtuar ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Në Ditën e Kujtesës Evropiane për Viktimat e Regjimeve Totalitare, ne kujtojmë me nderim të thellë jetët e humbura edhe të gjithë ata që vuajtën në kampe torturuese anëembanë vendit, purgatorë dhimbjeje të të pafajshmëve, pjella makabër të një regjimi që ngriti në zemër të Evropës një burg me gjemba prej 28 mijë kilometrash katrorë ku si të izoluar kishte një popull të tërë.
Dhe mesazhi ynë sot, nesër e përgjithmonë, është e do të jetë:
𝐊𝐔𝐑𝐑𝐄̈ 𝐌𝐄̈.
𝐊𝐔𝐑𝐑𝐄̈ 𝐌𝐄̈ 𝐄𝐊𝐒𝐓𝐑𝐄𝐌𝐈𝐙𝐄̈𝐌 𝐓𝐄̈ 𝐂̧𝐃𝐎 𝐋𝐋𝐎𝐉𝐈.
𝐊𝐔𝐑𝐑𝐄̈ 𝐌𝐄̈ 𝐈𝐃𝐄𝐎𝐋𝐎𝐆𝐉𝐈 𝐏𝐄̈𝐑𝐂̧𝐀𝐑𝐄̈𝐒𝐄 𝐄 𝐕𝐑𝐀𝐒𝐓𝐀𝐑𝐄.
𝐏𝐨𝐫 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐢𝐦 𝐢 𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐬, 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐫.
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...