Google ADS

Tavo dërgon urime për “Takimet e Brezave”: Një traditë që ndihmon në ruajtjen e kulturës

12:43 | 17 Gusht 2024
E.K

Kryetari i Himarës, Vangjel Tavo, ka dërguar urimet e tij më të ngrohta për festën e “Takimeve të Brezave” që po mbahet sot në Tërbaç, Vranisht, Bolenë, Kallarate, Kuç dhe Fterrë.

Në një mesazh ngushëllues dhe përshëndetës, Tavo theksoi rëndësinë e kësaj feste për të përçuar emocion, bashkim dhe vlera pozitive te brezi i ri, duke i inkurajuar ata të njohin dhe respektojnë historinë, kulturën dhe traditat e vendlindjes.

Me anë të një postimi në Facebook, Tavo ka shprehur një mirëseardhje të ngrohtë për të gjithë ata që janë kthyer nga qytete të ndryshme dhe nga jashtë vendit për të festuar në vendlindje.

Tavo theksoi se dashuria, malli dhe respekti për rrënjët e familjes dhe vendlindjes janë të patjetërsueshme dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve me të kaluarën dhe traditat e vendit.

Postimi i plotë:

Sot, në këtë ditë të veçantë për Tërbaçin, Vranishtin, Bolenën, Kallaratin, Kuçin dhe Fterrën, të cilat festojnë “Takimet e Brezave”, të kthyer tashmë në një traditë të mrekullueshme të përvitshme i uroj të gjithë banorëve ta kaloni sa më gëzueshëm, në paqje e harmoni me njëri-tjetrin, duke festuar e çmallur me të afërmit, familjarët dhe bashkëvendasit tuaj.

“Takimet e Brezave” përçojnë emocion, bashkim dhe vlera pozitive te brezi i ri për të njohur më shumë e respektuar historinë, kulturën dhe traditat e vendlindjes.

Një mirëseardhje për të gjithë ata që janë kthyer nga qytete të ndryshme por edhe nga jashtë vendit, për të festuar në vendlindje, duke përcjellë mesazhin fisnik se dashuria, malli dhe respekti për rrënjët e familjes dhe vendlindjes mbeten të patjetërsueshme.

Shpreh mirënjohjen e thellë për të gjitha shoqatat kulturore të fshatrave që e organizojnë me devotshmëri çdo vit një festë të tillë kaq të bukur e cila tashmë konsiderohet një traditë e çmuar që na krenon të gjithëve dhe ushqen brezat e ri me dashurinë për vlerat e rralla të vendlindjes.
Ju uroj ta kaloni sa më gëzueshëm në emër të traditës, bashkimit dhe harmonisë!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme