Izh-zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka pretendon se është marrë në telefon nga Edi Rama. Sipas tij, kryeministri ka përdorur fjalor ordiner.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Muka sqaron edhe motivin e kësaj telefonate aspak të këndshme.
Postimi në Facebook
Mësuesi i vizatimit Edi Rama me telefonon sepse nuk ka gëlltitur ende shuplakat që i kam dhënë me dorëheqjen nga posti i zv/Ministrit! Me një fjalor ordiner, aspak i denjë për një kryeministër tregon edhe njëherë degjenerimin mendor, shpirtëror dhe intelektual të kryeministrit të vendit! Telefonata e tij erdhi pas demaskimit që i bëra dje takimit të tij ne Berat ku emëroi plagjiaturistin dhe njeriun pa diplomë Demo kryetar bashkie! Në takim kishte përmendur emrin tim se shpifja për plagjiaturat, dhe se Demo do fitonte gjyqin inekzistent (por propagandë) ndaj meje. Na fakt mashtruesi i vetëm këtu është kryeministri dhe të mos nxehet nga përgjigja që shtëpia botuese ka konfirmuar plagjiaturën e Demos, dhe dënimin që ai mund të marrë si kopjac intelektual!
Edi Rama do mbahet mend si kryeministri që mban deputetë dhe ministra me diploma me qira, dhe si mishërimi me perfekt i kakistokracisë! Ai nuk e do intelektualin dhe as zhvillimin social dhe ekonomik të shoqërisë shqiptare! Edi Rama është vete shkatërrimi!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...