Poliçani është vetëm 40 km larg Gjirokastrës, por nuk janë kilometrat ato që e bëjnë të largët këtë fshat nga ky qytet, por mungesa e rrugës.
Sinjalistika në rrugën e shtruar me çakull janë qeset, të cilat bëhen të dukshme natën nga drita e hënës. Tokat në këtë fshat prej vitesh janë të boshatisura. Dikur në to mbillej gruri, ndërsa sot mbin vetëm bari.
Fshati Poliçan ka shkolla pa nxënës dhe kënd lojrash pa fëmijë. Të gjithë janë larguar nga aty, përveç moshës së tretë. Disa prej banorëve të fshatit thonë se vendi është braktisur totalisht nga të rinjtë dhe se nocioni familje e madhe nuk ka më asnjë kuptim këtu.
Filip Pocani tregon: “Kemi qenë familje e madhe, rrinim bashkë. Tani kemi përfunduar vetëm. Familja e vogël bën jetë monotone. Nuk e mendonim të jetonim kështu, por fëmijët nuk kanë çfarë bëjnë këtu”.
“Prej 15 vitesh jetoj vetëm. Sot nuk të do më njeri. Unë kam jetuar me prindërit e burrit dhe jam kujdesur për vjehrrën e sëmurë”, kujton një e moshuar.
Në verë, fëmijët vizitojnë prindërit në Poliçan, ndërsa turistët fshatin. Por, gjallëria në këtë zonë zgjat shumë pak. Më pas, të vetmit që mbeten janë zonjat e veshura me të zeza dhe burrat që mblidhen në qendër të fshatit për të diskutuar ato pak të reja që ndodhin aty.
Rinia kryesisht ka emigruar drejt vendeve të BE-së ose në Greqinë fqinje për të kërkuar një jetë më të mirë. Kështu, kushtet ekonomike dhe sociale i kanë detyruar ata që të braktisin prindërit.
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...