Shoqata e Transportit Ndërqytetës ka paralajmëruar rritje të çmimit të biletës për të gjithë udhëtarët që duan të shkojnë në Kukës apo që vijnë në Tiranë, nëse tarifa e kalimit në rrugën e Kombit nuk ndryshon.
Kreu i kësaj shoqate, Kujtim Mema bën të ditur për OraNews, se çdo muaj, një autobus duhet të pagujë, në traun e vendosur në kalimash, 900 euro, duke djellë një kosto shumë të lartë dhe të papërballueshme, kosto që në fakt do të bjerë në kurrizin e udhëtarëve që do përdorin këtë transport duke paguar 100 lekë më shumë.
Kujtim Mema, kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës: Ky çmim në rrugën e Kombit e rrit biletën vetvetiu, pasi unë nuk mund ta paguaj këtë biletë, apsi i bie goxha para në muaj, për një mjet që udhëton për në Kukës. Vlera arrin deri në 1 mijë euro për autobus, është një vlerë e madhe që punon me atë biletë linje. Normalisht, ne detyrimisht atë vlerë do ia shtojmë në biletë pasagjerit.
Sipas Memës, aplikimi i tarifës është nmjë hap i pastudiuar mirë, sakohë që udhëtarët që përdorin këtë rrugë nuk kanë siguri gjatë përshkimit, për shkak se rruga e Kombit ka shumë mangësi, si në sinjalistikë ashtu edhe në mbi e nënkalime.
Mema: Ne jemi me teorinë që kur të vësh pagesë në një rrugë, duhet të kem siguri rrugore. Pagesa vendoset për mirëmbajtje dhe siguri rrugore.Kur ti mirëmban një rrugë që konsumohet, por ama ke edhe barrierën që të mos hyjë asnjë gjë në rrugë dhe ofron siguri rrugore.
Qeveria shqiptare ende nuk ka bërë të ditur nëse negociatat me kompaninë, që ka marë me konçension këtë rrugë, kanë përfunduar, çka mund të sillte ndryshim të vlerës së tarifës që banorët e zonës duhet të paguajnë për të kaluar në këtë rrugë.
Aktualisht, tarifa është 5 euro për automjetet e vogla, ndonëse përkohësisht ajo është pezulluar, për shkak të kundërshtive të banorëve, që u ngritën në protestë dhe dogjën traun e vendosur në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut