Trupi diplomatik shqiptar që shërben në të gjithë botën është mbledhur sot në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.
Një nga tematikat kryesore të këtij eventi ishte rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndër personalitetet e ftuara në këtë konferencë, zëvendëskryeministrja e Sllovenisë dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon u shpreh optimiste se Shqipëria i ka shanset që të jetë pjesë e BE në 2030.
“Jam shumë krenare që kemi arritur liberalizimin e vizave për rajonin në një kohë që kjo as mund të imagjinohej, jam një përkrahëse e madhe e zgjerimit të BE, mund të jem edhe pesimiste për momentin por kjo nuk shërben për të ecur përpara. Mendoj se tani është shansi më i mirë për të zgjeruar BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në 2030 kemi një shans nevojë gjeostrategjike, të jemi gati për 2030, por vazhdimësia në këtë rrugë do të bëjë që për pak vite disa vende të rajonit të jenë pjesë e BE”, tha Fajon./euronews
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...