Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka përgënjeshtruar deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama të enjten në studion e emisionit ‘Opinion’ për taksën e Rrugës së Kombit.
Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Spaho deklaroi se kryeministri Rama nuk po thotë të vërtetën në lidhje me taksën e rrugës.
Spaho shkruan se me Ramën në këto pesë vite të drejtimit të vendit, shqiptarët paguajnë 480 milionë dollarë më shumë taksa se sa paguanin 5 vite më parë.
Sipas tij, me Ramën kryeministër, shqiptarët kanë paguar në total 2 miliardë dollarë shtesë vetëm nga rritja e shfrenuar e taksave.
Spaho: Rama genjen si derr ne Opinion. E verteta eshte se:
Me Ramen ne keto 5 vite CDO vit shqiptaret paguajne 480 milione dollare me shume taksa sesa paguanin 5 vite me pare.
Me Ramen kryeminister shqiptaret kane paguar ne total plot 2 miliarde dollare shtese vetem nga rritja e shfrenuar e taksave.
Rama e rriti me 10% borxhin publik, plot 2.6 miliarde dollare pa perfshire 1 miliarde PPP ne infrastrukture).
Sipas KLSH Rama per 5 vjet ka hedhur ne kosh ose ja vjedhut 3.8 miliarde dollare.
Asnje investim serioz nga buxheti i shtetit, por thjesht makiazh dhe buzekuq fasadash, shatervanesh e palmash. Te thote Rama nje investim serioz…ku e ka???
Nderkohe gjate qeverisjes se PD me taksat me te uleta se dot, u ndertuan mijera km rruge nacionale dhe lokale, u ndertuan dhe rikonstruktuar qindra ujesjellsa, shkolla, qendra shendetesore e kopshte.
Me pak taksa per shqiptaret e me shume pune per ta.
Ndersa me Ramen me shume taksa per njerezit e ndershem, e me pak pune, investime, pensione, fshese ne ndihmen ekonomike, varferi te thelluar, 300 mije shqiptare ne emigracion, dhe borxhi i rritur, ndersa nje grusht njerezish po i marrin frymen ekonomise dhe familjeve shqiptare me koncesione, taksa, tarifa, korrupsion dhe padrejtesi qeveritare.
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë