Kryeministri Edi Rama është takuar me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini në Bruksel.
Në deklaratën e përbashkët për mediat, ajo tha se Shqipëria ka bërë punë të jashtëzakonshme me reformën në drejtësi dhe luftën kundër drogës dhe korrupsionit.
“Është një kënaqësi për mua të mirëpres përsëri kryeministri Rama, në një moment veçanërisht të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë derjt BE-së. Në lidershipin e tij, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE., Jam e lumtur që kam përsëri këtë mundësi për të diskutuar së bashku mënyrën se si këto hapa mund të shndërrohen në një opsion të vërtetë në fillim të vititi të ardhshëm”, deklaroi Mogherini, shkruan top channel.
Ndërsa kryeministri Edi Rama shprehu besimin se rezultate edhe më të mirë do të vijnë për Shqipërinë në muajt e ardhshëm, duke shpresuar në një rezultat pozitiv për fillimin e negociatave të anëtarësimit.
“Veçanërisht në këtë moment kur ne shpresojmë në një rezultat pozitiv të të gjitha përpjekjeve të përbashkëta me fillimin e negociatave të anëtarësimit. Jam krenar që kam ardhur këtu me më shumë rezultate të mira dhe jam i sigurtë që do të kemi edhe më shumë në muajt e ardhshëm”, është shprehur Rama./Top Channel
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...