Google ADS

Takohen Begaj e Rama, flasin për Procesin e Berlinit dhe rreth vizitës së Macronit në Shqipëri

13:59 | 9 Tetor 2023
E.H

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë takuar sot për të diskutuar rreth Samitit të Procesit të Berlinit, i cili mbahet në Tiranë me 16 tetor.

Rama po ashtu ka njoftuar se presidenti i Francës, Emanuel Macron do ta vizitoj Shqipërinë.

Edhe për këtë vizitë bilaterale, kanë diskutuar dyshja Begaj dhe Rama duke mos dhënë më shumë detaje.

“Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”, ka shkruar Rama në Facebook./arbresh.info

Të ngjashme