Takimi për reformën zgjedhore, palët bien dakort për policinë dhe kamerat në zgjedhje

21:04 | 28 Maj 2020
A. B.

Prej disa orësh tashmë maxhoranca e opozita (parlamentare e jo parlamentare) janë ulur për të diskutuar mbi reformën zgjedhore, e cila pritet të përmbyllet brenda këtij muaji.

Deri më tani duket se palët kanë rënë dakord në lidhje me praninë e policisë në procesin zgjedhor si dhe për vendosjen e kamerave monitoruese në të gjitha qendrat e votimit.

Po ashtu është rënë dakord dhe pë vendosjen e oficerëve të policisë në sallat e numërimit të votave.

Por përtej këtyre pikave të përbashkëta, duket se dakordësia për vendosjen e një ministry teknik 100 ditë para zgjedhjeve mbetet ende në diskutim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme