Me flamuj kuqezi, këngë dhe duartrokitje, kështu ka nisur takimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama me diasporën në Itali, aktivitet që po mbahet në pallatin e sportit “Busto Arzicio” në Milano.
Ky është takimi i dytë me diasporën, ndërsa takimi i parë u zhvillua me shqiptarët në Greqi, takim që u mbaj në Athinë mes polemikash të shumta nga politika dhe media greke.
Takimi në Milano pasqyron krejt të kundërtën e takimit të Athinë, në një klimë të qetë politike dhe me një komunitet shqiptar të integruar në jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit, kjo për shkak të politikave që qeveria italiane ka ndjekur me shqiptarët.
Pikërisht këto politika kanë forcuar edhe marrëdhëniet miqësore të shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë./rtsh.al/
‘Hallall apo haram?’, Xuxi vazhdon diskutimin për legalizimi...
Dardan Kapiti vazhdon me Trepçën edhe për dy vite
Vrasja e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu s...
Laporta “godet” La Ligan dhe federatën lidhur me...
Mbi 1 milion euro transaksione të paligjshme, arrestohet tur...
Pikat kryesore të propozimit për armëpushim në Gazë