Partia Demokratike ka komentuar takimet e kryeministrit Edi Rama me Kancelaren Gjermane, Angela Merkel, dhe zyrtarë të tjerë gjermanë, gjatë ditës së sotme në Berlin.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, shkruan në “Facebook” se asnjë takim në Berlin, Washington, Paris apo Bruksel nuk e fshin dot të vërtetën skandaloze se me Ramën nuk ka për të pasur nisje të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Ndër të tjera, Bardhi përmend kryebashkiakët socialistë, të cilët janë akuzuar nga opozita si të lidhur me krimin, duke thënë se me kriminelët në parlament, me kriminelët në pushtetin lokal, me kriminelët në qeverisje nuk ka të ardhme për shqiptarët, nuk ka integrim, nuk ka Shqipëri si gjithë Europa.
Reagimi i Bardhit:
Asnjë takim në Berlin, Washington, Paris apo Bruksel nuk e fshin dot të vërtetën skandaloze se me Edi Ramën, njeriun që futi krimin në zgjedhje dhe qeveris me të, nuk ka për të pasur nisje të bisedimeve për anëtarësim.
Propaganda nuk mund ta mbulojë heshtjen e Edi Ramës për kriminelin e tij të Vaut të Dejës, Mark Babani. Njësoj si për Valdrin Pjetrin e Shkodrës, për Agim Kajmakun e Vorës, Edi Rama po fshihet edhe për Mark Babanin. Kandidati i Edi Ramës ka mashtruar publikisht me formularin e dekriminalizimit dhe ai duhet të dalë para drejtësisë për këtë.
Është fakt se Mark Babani është arrestuar, dënuar e dëbuar nga autoritetet italiane dhe ai nuk e ka deklaruar këtë. Provat për këtë janë të pakundërshtueshme dhe prokuroria mjafton të ketë vullnetin t’i marrë në dorëzim ato. Edi Rama dhe kandidati i tij për Vaun e Dejës duhet të sqarojnë publikun se çfarë i kujton data 4 Prill 1994.
As mashtrimet publike të Mark Babanit dhe as heshtja e Edi Ramës nuk e ndryshon dot të vërtetën. Me kriminelët në parlament, me kriminelët në pushtetin lokal, me kriminelët në qeverisje nuk ka të ardhme për shqiptarët, nuk ka integrim, nuk ka Shqipëri si gjithë Europa.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...