Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot do të mbajë takimin me diasporën në Milano të Italisë.
Ky është takimi i dytë me diasporën , pas atij në Athinë më 12 maj, shkruan Abresh.info.
Takimi do të zhvillohet në orën 11.00, ku Rama do të pritet nga komuniteti shqiptar atje, ku në fokus do të jenë pikërisht problematikat me të cilat hasen shqiptarët që jeton atje.
Nga Rinasi, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë takim në Milano si “vallen e dytë kuqezi në Europë”,ndërsa shtoi se takimi do të mbahet në pallatin e sportit “Busto Arzicio”, edhe më i madh se ai në Athinë.
“Nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, ka shkruar ai në Facebook.
Rama ka publikuar edhe pamje nga përgatitjet në stadium ku do të zhvillohet takimi me diasporën.
Turi i takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” nisi më 12 maj në Athinë, ndërkohë takimi i radhës është ai i Londrës më 2 qershor dhe 16 qershor në Dyseldorf./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...