Google ADS

Takimi me diasporën në Milano, Rama publikon vendin dhe orën e takimit

17:02 | 20 Maj 2024
KRG

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar vendin dhe orën e takimit me shqiptarët e diasporës në Milano.

Përmes një posteri të publikuar në rrjetet sociale, Rama njofton se do të jetë në qytetin Italian në 26 maj, në orën 11:00.

Ky është takimi i dytë me diasporën i kreut të qeverisë, pas atij të 12 majit në Athinë, ku u prit nga mijëra shqiptarë.

Pas takimit, Rama publikoi iniciativën më të re të qeverisë shqiptare “Mësues për Greqinë”. Synohet që nëpërmjet këtyre mësuesve fëmijët e emigrantëve të kenë mundësi studimi të letërsisë dhe historisë së Shqipërisë.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”. Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë. Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit”, njoftoi ambasada shqiptare në Athinë./TCh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme