“Spektakël për të konkurruar me lajme protestën e studentëve”, kështu e cilëson deputetja e PD, Jorida Tabaku takimin e kryeministrit Rama me Rektorët pasditen e së enjtes.
“Ndërsa studentët i kërkojnë të plotësojë 8 kërkesat e qarta, kryeministri vazhdon të ofrojë spektaklin për të konkurruar me lajmet që prodhon protesta e vërtetë dhe e sinqertë e studentëve. Takimi i sotëm me rektorët dhe dekanët më solli në mendje monologun ofendues të shkurtit 2018 që e zhvilloi në sallën e shfaqjeve në kryeministri, COD. Asokohe ai kërcënonte me prerje kokash pedagogët ndërsa sot kërcënon me prerje kokash rektorët dhe dekanët”, shkruan Jorida Tabaku në faqen e saj të Facebook.
Sipas saj shqetësimet e studentëve zgjidhen vetëm duke abroguar Ligjin e Arsimit të Lartë që u votua nën ethet e të ashtuquajturës “Reformë në Arsim”.
P”ikërisht, ky ligj është ai që e shkatërroi Universitetin dhe dijen shkencore në vend një herë e përgjithnjë. Ligji cënoi rëndë autonominë universitare sepse nga të zgjedhur kaloi në të emëruar. Dhe në Universitetet më të mëdha këto përfaqësues të qeverisë janë në mazhorance në Bordet e Administrimit. Janë pikërisht këto Borde që mbajnë përgjegjësi për administrimin financiar e për çdo tender që sot akuzoi Rama. Prandaj, votimi i këtij ligji prodhoi këtë katrahurë sociale që sot rezulton në tarifa të larta, universitete të lëna pasdore dhe një kërkim shkencor në gjendje mizerabël”, shkruan më tej ajo, duke shtuar se “Me monologun e mërzitshëm me dekanë e rektorë nuk mund të pranojë të vërtetën. Prandaj ai nuk është i gatshëm të pranojë edhe pikat edhe kërkesat e studentëve, pasi kjo në thelb do të thotë të zhbëhej një gjoja reformë që u bë për interesa të ulta të oligarkeve të arsimit dhe që prodhoi një universitet pa dije”./tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...